Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, ka verifikuar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, mësohet se është konstatuar se dy kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë.
Qarku Fier
Kristo Kaleshi kandidat në listën shumë emërore të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen me numër rendor 10, Qarku Fier nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës.
Sipas shkresës me nr. 3690/1, datë 02. 05. 2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01. 05. 2017 rezulton se Kristo Kaleshi me vendimin nr. 61 datë 16. 07. 1973 të Gjykatës së Rrethit Sarandë është deklaruar fajtor për veprën penale “Shpërdorim të pozitës zyrtare”, në bazë të nenit 199/1 Kodit Penal është dënuar me 3 vjet Heqje Lirie. Gjykata e lartë me vendimin Nr. 1252 datë 30. 08. 1973 ka lënë në fuqi vendimin. Në bazë të nenit 69 Kodit Penal është rehabilituar.
Referuar të ligjit nr. 138/2015, ky dënimi me 3 vjet burg përfshihet në kushtet e parashikuara në nenin2, pika 1, germa c.
Referuar nenit 4, te Ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” pika 3 parashikohet se:
“Për personat që parashikohen nga shkronja “c”, e pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të funksionit zgjat 10 vjet nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë”.
Referuar vendimit gjyqësor të formës së prerë, dënimi është i datës 30.08.2017. Në këto kushte për këtë dënim me burgim Kristo Kaleshi nuk është brenda periudhës së ndalimit për të kandiduar.
Qarku Shkodër
Dhimitri Fikip Buzuka kandidat në listën shumë emërore të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen me numër rendor 10, Qarku Shkodër nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë.
Sipas shkresës me nr. 3690/1, datë 02. 05. 2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017 rezulton se Dhmitri Buzuka me vendimin Nr. 124 date 14. 11. 2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë është deklaruar fajtor për veprën penale “Shkatërrim i Pronës, Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga Neni 89, 150, 55 Kodit Penal është dënuar me 200.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 Kodit penal është rehabilituar.




