Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Bomba” e gazetës austriake: Rama është për ndarjen e Kosovës…

31/01/2019
“Bomba” e gazetës austriake: Rama është për ndarjen e Kosovës…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazeta e njohur austriake, Der Standard, e cila shkruan vazhdimisht për çështjet e rajonit, vjen me një tjetër artikull interesant nga Adelheid Woelfl.

Ajo shkruan se politikanët populistë si Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ai, jo vetëm që po zbut kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ka nxjerrë nga qeveria njeriun që kundërshtoi idenë e shkëmbimit territorial, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Rama ia kaloi zyrën e tij një 26-vjeçari kosovar, por presidenti Ilir Meta e ndaloi. Zyrtarisht Edi Rama tani është ministër i Jashtëm, por të gjithë kompetencat ia ka dhënë zëvendësit të tij, Genti Cakaj,” shkruan gazetarja.

Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej shumë ndërkombëtarisht dhe vepronte si një antipod për të qetësuar shpërthimet e Ramës.

Megjithatë, disa diplomatë thonë se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë duket një përfundim i pashmangshëm, edhe pse kundërshtohet nga shumica e partive dhe nga shoqëria civile në Kosovë.

Gazetarja citon në këtë kuadër edhe letrën e presidentit amerikan Donald Trump për homologun Hashim Thaçi.

Sipas shkrimit, njeriu kyç i Trump po punon për ndarjen e Kosovës.

“Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandowski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”, mbyllet shkrimi./Insajderi

Tags: Edi Ramandarja e kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Mbeten në burg pjesëtarët e grupit të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit

28/05/2026
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”

EMRAT/ 3 ekstradime në Rinas për të kërkuarit ndërkombëtarë

28/05/2026
Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

28/05/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

DURRËS/ 17 shitësa të vegjël të së bardhës në pranga

28/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Mbeten në burg pjesëtarët e grupit të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit

28/05/2026
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”

EMRAT/ 3 ekstradime në Rinas për të kërkuarit ndërkombëtarë

28/05/2026
Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

28/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.