FOTO/Ligji i Arsimit të Lartë, studentët ndërmarrin nismën e re për ta...

FOTO/Ligji i Arsimit të Lartë, studentët ndërmarrin nismën e re për ta rrëzuar

208
0
Shares

Studentët vijojnë bojkotin e mësimit, ndërsa shprehen të vendosur në realizimin e kërkesave.

Kërkesa e tyre kryesore është dhe rrëzimi i ligjit për arsimin e lartë, e mbështetur dhe nga Asambleja e Pedagogëve të UT.

Për të çuar në realizimin e kësaj  kërksese, studentët kanë marr një nismë tjetër.  Studentët e Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë me anë të mbledhjes së firmave.

Ata kanë hartuar lista ku studentët që janë dakord firmosin. Pritet që kjo nismë të vazhdojë dhe në fakultete të tjera.

SITUATA ME PROTESTËN

Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë vazhdon bojkoti i mësimit. Aktualisht është i ftuar për të diskutuar me studentët Panajot Soko, mbi administrimin e buxhetit për arsimin e lartë.

Në Fakultetin e Shkencave Sociale vazhdon bojkotimi total dhe aktiv i mësimit. Si çdo ditë, studentët nuk mjaftohen me demonstrimin e kundërshtisë së tyre, por ia arrijnë t’i japin një jetë të re universitetit. Sot paradite është nisur me muzikën dhe këngën e Brian Mezinit dhe Tea Alushit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY