Ben Blushi kreu i LIBRA-s ka shprehur menjëherë mendimin e tij në lidhje me tërheqjen e partisë socialiste nga zgjedhjet në Kavajë.
“Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë.Pse mos tërhiqet edhe nga 18 qershori? Nuk ka asnjë ndryshim. Pyetja është kush ka të drejtë ta qeverisë Kavajën pa zgjedhje?Dhe kush ka të drejtë ta qeverisë Shqipërinë pa zgjedhje?Kjo ishte një tërhiqje nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje.Pas Kavajës cdo mundësi për ta shtyrë 18 qershorin është e hapur dhe cdo mundësi për zgjedhje normale është mbyllur”-shkruan Blushi në statusin e tij në facebook.




