Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako, i thirrur pas ministrit Tahiri në cilësinë e dëshmitarin për cështjen IMSI Catcher ka refuzuar të japë përgjigje për pyetjet e komisionit hetimor . Sipas tij pikat që kryetari i seancës Noka i drejtoi janë të gjitha pjesë e sekretin hetimor të cështjes hetimore në Prokurorinë e Rrëthit Gjyqësor Tiranë. Ai u pyet për pajisjen , mënyra si është përdorur ajo, dhe ku ndodhet për momentin . Por Cako ka refuzuar cdo peyetje duke thënë se nuk mund të shkelë ligjin duke treguar detajet e hetimit.
Noka nga ana tjetër këtë refuzim e ka krahasuar me mafian amerikane të para shumë viteve që kur thirrej për të dëshmuar përmendte prokurorinë. “Në vend që të luftoni mafian ju jeni mafia’ tha Noka.





