Pas denoncimit te Berisha, policia arreston kreun e PS në Prrenjas

Pas denoncimit te Berisha, policia arreston kreun e PS në Prrenjas

628
0
Shares

Në një mesazh të bërë publike nga ish-kryeministri Berisha, thuhej se Kreu i Ps në Prrenjas kishte aksidentuar një kalimtar dhe nuk ishte arrestuar.

Pas këtij denoncimi,  policia ka arrestuar Haxhi Çollakun. Ky i fundit akuzohet se duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me inicialet A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: H.Çollaku 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetari dixhital i shkruante Berishës në Facebook  se kalimtari kishte ndërruar jetë, ndërkohë që burimet zyrtare bëjnë me dije se 54-vjecari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY