Sakrifica që ka bërë kjo aktore për rolin e saj është me...

Sakrifica që ka bërë kjo aktore për rolin e saj është me të vërtetë e neveritshme

514
0
Shares

Ylli i Games Of Thrones, Sophie Turner është e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në film. Aktorja ka bërë dhe shumë sakrifica për këtë karakter, ku  disa prej tyre kanë qënë dhe të neveritshme.

Sophie Turner do të vazhdojë rolin e saj të Sansa Stark në sezonin e fundit të Game of Thrones, i cili do të godasë teatrot në prill. Sophie tregoi se çfarë i është dashur të bëjë, gjëra që do t’iu duken të pabesueshme dhe ju.

Aktores i është kërkuar të mos i lajë flokët për një sezon të tërë, kjo pasi duhej t’i jepte vetes një pamje më autentike dhe reale. Megjithatë, aktores iu duk e neveritshme. Ja çfarë tha Turner:

Për disa sezonet e para, më lanë të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Deri në sezonin e pestë, ata filluan të më kërkonin që të mos i laja flokët dhe kjo ishte me të vërtetë e neveritshme.
Në sezonin e fundit,  fillova të vija një parukë, kështu që unë mund t’i laja flokët sa herë doja, gjë që është e bukur.  Por, për nja dy vjet isha duke jetuar me flokë shumë të yndyrshëm. [Ishte] me të vërtetë e shpifur se më shkaktonte ndjesi kruarje! Gjithashtu, ne  kishim makinat e dëborës të cilat shtoin borën në kokë dhe ngjiteshin pas yndyrnës. Ishte e neveritshme. “

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY