E rëndë, pasi vrau gruan, ekzekuton edhe avokaten mbrojtëse

E rëndë, pasi vrau gruan, ekzekuton edhe avokaten mbrojtëse

172
0
Shares

Një burrë, i dënuar për vrasjen e gruas së tij, i ka dhënë fund jetës pasi vrau avokaten mbrojtëse me të cilën kishte lidhje dashurie.

Jose Javier Salvador Calvo i dha fund jetës të premten (18 janar) duke u hedhur nga një urë në qytetin lindor të Teruelit, kur policia u përball me të.

Ngjarja e rëndë tronditi Spanjën, duke nxitur debat mbi ligjet mbi dhunën në familje.

Kryeministri Pedro Sanchez, pas vrasjeve, reagoi duke u zotuar të vazhdojë luftën kundër dhunës ndaj grave.

Postimi i tij në Twitter vjen si reagim ndaj Vox, një parti e ekstremit të djathtë, që dëshiron të ndalojë dhënien e ndihmës juridike për gratë e dhunuara nga burrat, duke thënë se kjo favorizon padrejtësisht gratë.

Jose Javier Salvador Calvo qëlloi për vdekje gruan e tij, Patricia Maurel Conte, 29 vjeç, në maj të vitit 2013 në rajonin verilindor të Spanjës, Aragon.

Pasi u lirua në vitin 2017, vrasësi nisi një lidhje me Rebeca Santamalia Cancer, 47 vjeç, avokatja që e mbrojti në gjyq.

Policia gjeti avokaten të vrarë në shtëpinë e Salvador Calvo në kryeqytetin rajonal të Aragonit, Zaragoza, rreth orës lokale 04:00 të premten.

50-vjeçari e raportoi avokaten të zhdukur.

Pak pas mesnatën së të premtes, vrarësi u hodh nga një urë në Teruel pasi u gjet nga një patrullë policie.

Përfaqësuesi i qeverisë lokale Carmen Sanchez u tha gazetarëve se avokatja ishte viktimë e “dhunës gjinore”.

Dhuna gjinore në Spanjë

Në një postim në Twitter, kryeministri Sanchez tha se 4 gra janë vrarë në Spanjë ditët e fundit.

Vitin e kaluar u vranë 47 gra, katër prej tyre në Aragon, nga dhuna gjinore. Vrasja e mësueses Laura Luelmo, 26 vjeç, muajin e kaluar në Andaluzia shkaktoi një valë revoltimi në vend. Trupi i saj, pjesërisht i zhveshur, u gjet pranë një fshati pas pesë ditësh kërkimesh.

Një burrë pranoi se e vrau pasi u përpoq ta përdhunonte mësuesen.

Vrasësi i vetëdeklaruar, 50 vjeçari Bernardo Montoya, ka qenë më parë në burg i dënuar për vrasjen e një gruaje më 1995.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY