Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trumpi vendosi me ne fund: Miku i Putinit Sekretar Shteti i SHBA

13/12/2016
Trumpi vendosi me ne fund: Miku i Putinit Sekretar Shteti i SHBA
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, njoftoi se ka emëruar drejtorin ekzekutiv të firmës ExxonMobil, Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit.

Pa përvojë diplomatike dhe me marrëdhënie, që shumë i kanë cilësuar si tepër të afërta me Rusinë, kandidatura e zotit Tillerson pritet të ndeshë në rezistencë në Senat gjatë procesit të konfirmimit, komenton Zeri i Amerikes.

Karrierë e gjatë në industrinë e naftës

Rex Tillerson, 64 vjeç, është me porfesion inxhinier dhe ka filluar punën për firmën Exxon menjëherë pas mbarimit të Universitetit të Teksatit në Austin. Gjatë katër dekadave që pasuan, ai u ngjit në karrierë. Ai kishte në plan të largohej nga kompania vitin e ardhshëm kur të mbushte moshën 65 vjeçare të pensionit të detyrueshëm në kompani.

Ai njihet për aftësinë e arritjes së marrëveshjeve me vende të tjera dhe thuhet se ka marrëdhënie të mira me një sërë krerësh shtetesh në mbarë globin, që janë diçka me rëndësi për një diplomat.

ExxonMobil është kompania e pestë më e madhe në botë, për nga vlera e saj në treg. Megjithëse të ardhurat e kompanisë u ulën disi vitin e kaluar për shkak të rënies së çmimit të naftës në tregjet botërore, ajo është ende një firmë shumë fitimprurëse. Rex Tillerson, paga e të cilit bazohet në ecurinë e kompanisë, fitoi 27 milionë dollarë vitin e kaluar, nga 42 milionë që kishte qënë kompensimi i tij në vitin 2012.

Konfirmimi i tij mund të paraqesë probleme

Rex Tillerson duhet të konfirmohet nga Senati dhe procesi pritet të jetë i vështirë. Bazuar në përbërjen e tanishme të Senatit, nëse të gjithë demokratët votojnë kundër tij dhe nëse dy ose tre republikanë bashkohen me ta, kandidatura e presidentit miund të rrëzohet.

Të shtunën, kur dolën njoftimet e para rreth kandidaturës së tij për postin e Sekretarit të Shtetit, disa senatorë, mes tyre edhe republikanë, ngritën shqetësime rreth lidhjeve të zotit Tillerson me Rusinë.

Russian Prime Minister Vladimir Putin, right, and Rex Tillerson, ExxonMobil's chief executive smile during a signing ceremony in the Black Sea resort of Sochi, Russia, Tuesday, Aug. 30, 2011

Në vitin 2013 Presidenti rus Vladimir Putin i dha zotit Tillerson “Medaljen e Miqësisë”, për marrëveshjet e firmës ExxonMobil me kompanitë ruse për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi në territorin rus si dhe për kundërshtimin që u ka bërë sanksioneve ndaj Rusisë.

Të hënën, Kremlini e përshëndeti emërimin, duke e cilësuar si një kandidaturë “shumë profesionale”.

David Hamre, presidenti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se zoti Tillerson, i cili është anëtar i kësaj qendre, “ka patur më shumë kontakte me presidentin Putin se ndoshta çdo amerikan tjetër, me përjashtim të Henry Kissingerit.”

Duke folur në fillim të vitit në Universitetin e Teksasit, zoti Tillerson e pranoi se ka patur “marrëdhënie të ngushta” me presidentin Putin, të cilin e ka njohur prej 15 vjetësh.

Kjo marrëdhënie është “një çështje shqetësuese”, u shpreh Senatori John McCain, kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura.

Senatorë të tjerë republikanë, si Lindsey Graham dhe Marco Rubio, kanë lënë të kuptohet se janë të shqetësuar nga marrëdhëniet e tij me Rusinë.

Senatori demokrat Robert Menendez tha se me Tillersonin si shef të diplomacisë “administrata e presidentit Trump pothuajse ka garantuar se Rusia do të ketë një bashkëfajtor të vullnetshëm që do të drejtojë politikën e jashtme të vendit”.

Përvoja si biznesmen krahuasuar me atë të diplomacisë

Ndërsa disa kritikë i vënë në pikëpyetje aftësitë e zotit Tillerson për të qënë kryediplomat, zoti Trump tha në një intervistë të dielën se marrëveshjet globale të zotit Tillerson e bëjnë atë “një lojtar të klasit botëror”.

“Ai i njeh shumë prej lojtarëve dhe i njeh mirë”, u shpreh zoti Trump.

Profesori Henry Hale, ekspert i Euroazisë në Universitetin George Washington, i tha Zërit të Amerikës se “të bësh biznes në botë kjo nuk është e njëjtë me politikën e jashtme”. Por ai shtoi se “të gjithë sekretarët e shtetit mësojnë në punë e sipër në një farë shkalle”.

Zgjedhja e zotit Tillerson, ëshë në përputhje me preferencat e zotit Trump për të patur drejtues të ushtrisë dhe biznesit në kabinetin e tij.

“Përvoja e zotit Tillerson dhe njohja prej tij e formalitetit organizativ, e pajisin atë me aftësi të veçanta për të drejtuar Departamentin e Shtetit, i cili për nga kultura është i ngurtë në të vepruar”, thotë Bob Tippee, redaktor i revistës Nafta dhe Gazi.” voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.