Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kthehu të të shoh nga mbrapa”, gazetarja shqiptare padit shefin

14/12/2016
“Kthehu të të shoh nga mbrapa”, gazetarja shqiptare padit shefin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shqiptaro-amerikane është bërë gazetarja e radhës që ka paditur ish-kryetarin e Fox News Channel, për ngacmim seksual.
Roger Ailes që tashmë është larguar nga televizioni të cilin e drejtoi me shumë sukses për gati 20 vjet po përndiqet nga një numër i madh padish, një prej të cilave mendohet se ka sjellë edhe rënien e tij nga posti i fuqishëm.
Kësaj here bëhet fjalë për gazetaren Lidia Curanaj, tashmë një reprotere në “Fox 5”, me emrin ligjor Lidija Ujkic, e cila ka paraqitur një padi diskriminimi prej 28-faqesh kundër Fox News Channel, që ka pronë edhe televizionin ku ajo punon sot.
Në këtë padi, ajo akuzon Roger Ailes se e ka ngacmuar seksualisht kur aplikoi për punë në këtë kanal.
Sipas padisë, Ailes i kërkoi që të ngrihet në këmbë dhe të rrotullohet, gjatë intervistës që kishin bërë vetëm për vetëm, sepse donte “ta shihte nga mbrapa”.
“Po më pëlqen ajo që shoh”, kishte thënë Ailes sipas padisë. Curanaj ishte larguar me bindjen se e kishte siguruar vendin e punës, shkruan “The New York Times”, në një artikull kushtuar kësaj padie.
Ish-kryetari i televizionit me prirje të forta konservatore ishte njohur me gazetaren shqiptaro-amerikane gjatë një darke, në shkurt 2011, ku ajo kishte shkuar së bashku me senatorin e shtetit të Nju Jorkut, Gregory R. Ball, me të cilin shoqërohej.
Pas tre muajsh e kishte ftuar për intervistë në Fox News.
Pas intervistës, ai i kishte telefonuar senatorit Ball dhe e kishte pyetur: “Si është seksi me të? A është e dhënë?”. Senatori Ball e kishte përshkruar si “vajzë të mirë”, duke i dhënë sinjal se nuk ishte nga ato që ofrojnë seks.
Pas kësaj, Ailes i telefonoi duke i thënë se nuk ishte gati për një kanal si “Fox News”, por që duhej ta fillonte duke kontaktuar kanalet lokale të Fox-it, në një prej të cilëve punon tani. Curanaj besoj se nuk e morën në punë sepse nuk do t’i nënshtrohej seksualisht kryetarit Ailes.
Këto akuza janë të ngjashme me ato që janë bërë ndaj Ailes prej shumë grave gazetare dhe punonjëse të Fox News tashmë. E para që e paditi, kohët e fundit, Roger Ailes për ngacmim seksual ishte Gretchen Carlson, kur e pushuan nga puna. Të dy palët ranë dakord, që ta mbyllin çështjen dhe ajo mori 20 milionë dollare, në tavolinë, shkruan Illyria.
Një hetim i brendshëm ka gjetur se të paktën 20 punonjëse kanë dëshmuar raste të sjelljes së papërshtatshme prej tij, përfshi edhe kërkim për favore seksuale në shkëmbim të ngjitjes në karrierë.
Ailes i ka hedhur poshtë si të pavërteta akuzat ndaj tij dhe është larguar nga Fox News në muajin korrik të këtij viti, me një marrëveshje që përfshinte edhe një shumë 40 milionë dollarëshe për kryetarin që e filloi kanalin televiziv nga asgjëja dhe e ngriti në një fuqi mediatike me një milliard të ardhura neto në vit.
“Diskrimimi dhe ngacimi që përshkruan zonjusha Curanaj tipike të sjelljes së shumë menaxherëve burra në Fox dhe të dëshmuar nga gra të panumërta në gjashtë muajt e fundit”, tha Jeanne M. Christensen, avokatja që përfaqëson gazetaren shqiptare. “Kemi ndërmend që ta bëjmë Fox që të mbajë përgjegjësi për këtë sjellje duke u dërguar një mesazh punëdhënësve kudo që ka pasoja të rënda nëse diskriminojnë kundër femrave të punësuara”.
Në padinë e saj, 38-vjeçarja shqiptare akuzon se edhe në Fox 5 ku po punon si reportere është përballur me një diskriminim të vazhdueshëm për shkak të moshës, seksit, ceneve, paraqitjs dhe kombësisë. Kjo është arsyeja thotë ajo se pse ia kanë ulur orët e punës dhe pagesën, sidomos pasi u ka thënë punëdhënësve se është shtazënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.