Zbardhen detaje te reja në lidhje me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në Austri, ku një shqiptar vrau me thikë një polak dhe plagosi rëndë shokun e tij. Ngjarja ndodhi mesnatën e 8 dhjetorit në Vjenë të Austrisë.
Sipas portalit austriak ‘oe24.at’, vrasja erdhi pas një sherri mes shqiptarit dhe polakëve për kamarieren e bukur të lokalit “Queens Bar”.
Të njëjtat burime sqarojnë se të tre burrat ishin joshur nga bukuria e kamarieres, e më pas kanë nisur përleshjen mes njëri-tjetrit, e për pasojë gjeti vdekjen 34-vjeçari me emrin Martin. Ndërkohë, shoku i tij 37 vjeç ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Portali shton se autori i krimit, shqiptari, nuk është arrestuar ende, ndërsa vijojnë hetimet.
Vrasje në Vjenë, shqiptari qëllon me thikë polakun
Shqiptari vret një polakt dhe plagos rëndë një tjetër person.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, pas një konflikti në një lokal.
Viktima, 34-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Mediat thone se pas sulmit me thike, autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon per kapjen e shqiptarit, megjithate emrat nuk dihen ende.





