Votëbesohet në parlamentin italian qeveria e re Gentilionit . Senati ka votuar me 169 vota pro dhe 99 kundër .
Ish-ministri i Jashtëm italian është kreu i qeverise se re, që do të cojë vendin në zgjedhjet e ardhshme. Paolo Gentiloni, është ngarkuar të dielën nga presidenti Matarela për të formuar qeverinë e re pas dorëheqjes se Matteo Renzit.
Detyra e Gentilionit është pikërisht arritja e një marrëveshjeje mes palëve për të paraqitur një ligj të unifikuar mbi reformën elektorale.
62-vjeçar ka prejardhje nga një familje kontësh. Karriera e tij politike ka nisur në lëvizjen ekologjike pëer të mbuluar më pas poste të ndryshme në nivel vendor e kombëtar.





