Pak caste të filmuara shkarazi nga një televizion tregojnë se takimi i djeshëm mes Bashës dhe Ramës në praninë e Nishanit ka nisur i relaksuar.
Para nisjes së takimit formal, ata e kanë pyetur njëri – tjetrin për vëllezërit e tyre, në një bisedë e fiksuar nga kamerat e Televizionit Klan, ku është përfshirë edhe Presidenti Nishani.
Dialogu
Rama-Bashës: Po vëllai sa vjeç, është më i vogël?
Basha: Katër vjet.
Basha-Nishanit: Ti ke vetëm një vëlla?
Rama: Ka dy.
Nishani: Kam dy, unë jam i madhi. Unë kam qenë i pari. I dyti ka me mua 20 muaj diferencë.
Rama-Nishanit: Po i treti?
Nishani: Është 6 vjet më i vogël se unë. Iku në emigracion në Itali. Tani merret me biznes.




