Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 14 vjeçar është përdhunuar.
Nga informacionet e para, mësohet se një 64 vjeçar grek dhe një 39-vjeçar indian janë vënë në prangat e policisë, pasi morën peng dhe përdhunuan një 14 vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha në ishullin e Evias.
Nëna e të miturit ka treguar se djali mbahej peng që prej 2 ditësh.
Sipas policisë greke dyshohet se 64-vjeçari pasi ka kryer marrëdhënie ka thirrur edhe 39-vjeçarin indian.
Do të jenë ekspertizat nga mjeku ligjor për të përcaktuar saktë ajo çfarë ka ndodhur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/