VIDEO/ Vijon protesta tek Unazë e Re, Basha: “Ja kush janë tre...

VIDEO/ Vijon protesta tek Unazë e Re, Basha: “Ja kush janë tre hajdutët e këtij projekti”

146
0
Shares

Kjo e enjte shënoi ditën e 33 të rezistencës së banorëve të Astirit përballë projektit të qeverisë për Unazën e Re.

Ata bllokuan rrugën si çdo pasdite, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre që u preken nga projekti.

“Qeveri hajdute”, “poshtë qeveria”, “këtu vendosim ne”, ishin thirrjet e përsëritura të tyre.

Opozita me në krye Bashën ishin në mbështetje të banorëve.

Basha: Edi Rama ju thot këtyre të pasur, jeni futur në shtëpitë e tyre, i keni parë si i kanë shtëpitë këta të ndërtuar me djersë dhe gjak. Pastaj shkoni dhe shikoni vilën e  Surrelit, apartamentet dhe vilat e Ministrave të Edi Ramës, të Gjiknurit, Ahmetaj, Ilir Beqës, Lindita Nikollës, Erion Veliaj, Saimir Tahirit.

Këta janë njerëz të varfër. E bën për ti përçarë banorët.Këtyre banorëve u thotë shpellarë se i kanë prishur qetësinë hajdutit. Rëndësia e kësaj proteste është që për herë të parë njerëzit po e kuptojnë që kjo është një bandë që ka një projekt dhe një politikë: Grabitjen.

Për shefin e opozitës, qëndresa e banorëve të Unazës e ka dhënë rezultatin, teksa paralajmëroi se beteja vazhdon.

Basha iu përgjigj edhe njëherë akuzave të kryebashkiakut Veliaj lidhur me firmën Victoria Invest.

Basha: Victoria Invest është pjesë e vjedhjes bashkë me Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest. Kjo është e vërteta. Edhe të vjedhë me Victoria Invest në një projekt që duhet të kushtonte 10 herë më pak, edhe të vjedhë lekët dhe të thotë pastaj është kompania e Lulit. Jo. Jo. 

Victoria Invest, Edi Rama Invest dhe Erion Veliaj Invest janë tre hajdutët e kësaj afere korruptive bashkë me disa të tjerë që kanë konto bankare sekrete dhe po bëhen gati të pastrojnë paratë e veprës kriminale të vjedhjes dhe korrupsionit me konto sekrete bankare.Është qeveri hajdute që duhet zmbrapsur, është një projekt që duhet rrëzuar dhe pushteti u duhet kthyer qytetarëve. Do jemi krah qytetarëve.U bëj thirrje qytetarëve kudo që janë të ngrihen ndaj padrejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY