Grabitja e dyqanit në Tiranë, flet pronari: Më goditën në kokë

Grabitja e dyqanit në Tiranë, flet pronari: Më goditën në kokë

111
0
Shares

Eduard Alushi është tregtari të cilit i grabitën paratë nën kërcënimin e armeve në zonën e Tregut Ushqimor në Tiranë.

Pronari i dyqanit pohon se ai ishte i pari që kishte hapur biznesin në treg.

Për BW ai thotë se autorët e goditën në kokë dhe se ishin 3 persona.

“Kisha 5 minuta që kisha hapur dyqanin. Kur më thanë ‘lekët’, u thashë se ‘nuk kam’. Më morën 200 mijë lekë që kisha në sirtar për të kthyer kusur dhe 2 kuti me steka cigaresh, gjithsej 80. Më pas u larguan sërish në këmbë në brendësi të tregut. Pasi ikën ata kam shtypur alarmin dhe policia erdhi për 5 minuta”, tha Alushi.

Policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Informacion Paraprak

Në zonën e “Tregut ushqimor”, persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani 30 steka paketash.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY