Parlamenti Evropian voton raportin e Fleckenstein për Integrimin

Parlamenti Evropian voton raportin e Fleckenstein për Integrimin

142
0
Shares

Ditën e sotme Parlamenti Evropian i ka kushtuar një seancë plenare dhe vlerësimit të raporteve mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit për integrimin në BE, pjesë e të cilës ishte dhe Shqipëria.

Në një postim të fundit, në rrjetet sociale, Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka njoftuar se PE ka votuar në favor të Shqipërisë.

Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla.

Balla shkruan se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein. Kjo mbështetje pro rekomandimit i hap rrugë Shqipërisë për çeljen e negociatave për në BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY