Taksa ndaj mallrave serbe, reagon Ambasada Amerikane në Kosovë

Taksa ndaj mallrave serbe, reagon Ambasada Amerikane në Kosovë

131
0
Shares

Pas vendosjes së taksës nga Kosova ndaj produkteve serbe, vjen një reagim nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Hyland shkruan se rritja e taksave ndaj Serbisë nënkupton rritje të tensioneve dhe rritje të dëmtimit të reputacionit të Kosovës. Hyland ka thënë se duhet normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-së – rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës. Udhëheqja strategjike, reagimet joemocionale, janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”, shkruan Hyland.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY