Vrasja e shqiptarit nga policët grekë, policia në Tiranë pyet për rrethanat

Vrasja e shqiptarit nga policët grekë, policia në Tiranë pyet për rrethanat

102
0
Shares

Policia e Shtetit dhe ministria e Jashtme shqiptare janë interesuar sot në lidhje me vrasjen e djeshme të një të riu shqiptar nga policia greke.

Policia e Shtetit ka njoftuar versionin e policisë greke për vrasjes dhe thotë se ende vijon konsultimet me homologët grekë.

Deklaratë për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Greqi:

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit u informua nga Policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar.

Sipas informacionit të Policisë greke, shtetasi A.M., 39 vjeç, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri.

Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.

Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY