Deputetja e PD dënon dhunën në protestë: Jemi të gjithë vëllezër e...

Deputetja e PD dënon dhunën në protestë: Jemi të gjithë vëllezër e motra

121
0
Shares

Deputetja e PD, Rudona Hajdari ka dënuar dhunën e djeshme gjatë protestës së banorëve, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Në një status në Facebook pas ngjarjes, deputetja Hajdari bën thirrje për distancim nga dhuna. Sipas saj “gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes”. 

Reagimi i Rudina Hajdarit

Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes. Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë police, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY