Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flasin dy deputetët Tahiri dhe Selami pas deklaratës së Prokurorisë

20/12/2016
Flasin dy deputetët Tahiri dhe Selami pas deklaratës së Prokurorisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme në një dalje të posaçme për mediat, njoftoi sot se do t’i kërkojë KQZ-së në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ndërprerjen e mandatit të deputetit për Dashamir Tahirin dhe Shkëlqim Selamin.
TAHIRI PER LIGJIN E NEPUNESIT CIVIL – Deputeti i PDIU Dashamir Tahiri, duke folur per gazetaret, pas nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites me 84 vota pro dhe 4 vota kunder akti normativ i qeverise qe shtyn me 6 muaj efektet e ligjit “Per nepunesin civil”.
Të dy deputetët të kontaktuar nga “Panorama” shprehin habi me veprimet e organit të akuzës, duke theksuar se nuk kanë fshehur asgjë në formularin e Dekriminalizimit.
Prokuroria bëri me dije se, është konstatuar se dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në bazë të ligjit për “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji “Për Dekriminalizimin” duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.
Sipas prokurorisë, Dashamir Tahiri rezulton se është raportuar nga policia italiane për krime lidhur me falsifikimin e parave në vitin 1995 dhe për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar në vitin 2009 po në Itali.
Tahiri sqaron se këto dy çështje nuk i ka mbajtur të fshehura dhe se këtu nuk ka asnjë vepër penale që e detyrojnë atë në bazë të Ligjit të Dekriminalizimit të dorëzojë mandatin e deputetit.
“Jam ndaluar për budallallëqe, ndërkohë që këta duhet të merren me trafikantë të drogë dhe kriminelë. Nuk jam arrestuar asnjëherë, jam ndaluar Italia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Dorëzova patentën shqiptare dhe autoritetet italiane pretendojnë se ajo është false. Këto akuza janë qesharake, mua nuk më kap as ligji i dekriminalizimit me këto. Nuk ka të drejtë prokuroria të kërkojë ndërprerjen e mandatit për këtë akuza”, shprehet Tahiri.
Ndërsa për Shkëlqim Selamin thuhet se, është ndaluar me urdhër të Gjykatës së Brindisit në vitin 2006 si i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qenieve njerëzore”.
 Deputeti i LSI, Shkelqim Selami, duke folur gjate nje konference shtypi, pas nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Sigurise.
Duke folur për “Panorama”, Selami u shpreh se nuk e ka fshehur asnjëherë këtë ngjarje dhe se ka sqaruar gjithçka për Prokuroria, Selami tregon se nuk kishte asnjë dijeni për hetimet në Itali dhe se ka marrë pafajësi me vendim të formës së prerë nga autoritet italiane.
“E kam deklaruar dhe sqaruar çështjen e ndalimit në Itali. Kam marrë pafajësi të formës së prerë dhe nuk e kam fshehur këtë gjë në formular. Më ndaluan në Itali kur shkova për pushime dhe nuk kisha asnjë dijeni. Mora avokat dhe dola i pafajshëm. Nuk kam fshehur asnjë gjë, çfarë ekziston e kam sqaruar nuk e kuptoj se çfarë po bën kështu Prokuroria”, shprehet deputeti i LSI-së.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.