Emisioni “Stop” trajtoi rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve. Por të gjitha këto probleme, “shëruesi” Shefqet i lidh me seksin.
Pavarësisht nga objekti i ankesave të qytetarëve, synimi i tij është, që meshkujt të jenë të shëndetshëm dhe potentë seksualisht. Madje për këtë qëllim, nuk mungojnë as “ushtrimet demonstrative” me të gjithë ata që i drejtohen.
“Stop” ka ndjekur me kamera të fshehtë disa prej seancave të këtij shëruesi, konkretisht 3 raste të ndryshme. (Kliko këtu për rastet e tjera)
Rasti i dytë të cilin e keni më poshtë, ka të bëjë me një djalë të cilit “shëruesi” Shefqet i jep këshilla seksuale për të kuruar impotencën. Nuk mjaftojnë këshillat, por ky “shërues” kalon edhe në veprime demontrative.
“Shëruesi” Shefqet- Me ka je?
Qytetari- Vetëm!
“Shëruesi” Shefqet – Hë, si ke qenë?
Qytetari- Cka! Si je ti?
“Shëruesi” Shefqet – Heeee…
Qytetari- Si ia kalove?
“Shëruesi” Shefqet – Mirë! Je në rregull?
Qytetari- Jam tu pas hall me.., me.. më terezit tamam, o burrë i dheut! Për atë punë, që kemi diskutu, se për të tjerat, jam dakord, shumë mirë.
“Shëruesi” Shefqet – Për cka?
Qytetari- Po për atë punën e asaj, që të thashë, për punën e ktyre femrave.
“Shëruesi” Shefqet – Po e kam futur pra, duhet me u normalizu një fije, se kur ke stres, të nis që aty poshtë. Je prish me dorë?
Qytetari- Jo!
“Shëruesi” Shefqet – Ke pas ngrehje?
Qytetari– Po.., momente të caktuara ndonjëherë, po.
“Shëruesi” Shefqet – Ke kryer seks këto ditë?
Qytetari- Jo! Shkova me njonën e s’s’…,s’u terezita tamam.
“Shëruesi” Shefqet – Mos më përdor ilaçe! Mos më përdor stres e hashash, mos përdor gjëra!
Qytetari– Jo, jo, jo! Në botë ato gjëra.
“Shëruesi” Shefqet -I ke lënë tash, se i ke pas pi.
Qytetari – Pasi më ke futur forcë, kam qenë shumë mirë nja 5-6 muaj.
“Shëruesi” Shefqet – Po të kam dhënë, po ke përdor lëndë të huaj. Sot ke edhe nervat e zbutura.
Cohu në këmbë, shko te vendi.
Qytetari- Po!
“Shëruesi” Shefqet – Si të vjen forca? futje, prishje me gojë apo?
Qytetari– Futje vjen.
“Shëruesi” Shefqet – Ku të vjen?
Qytetari- Me u prish për shembull.
“Shëruesi” Shefqet – Tu u shtu, apo tu u paksu?
Qytetari- Tu u shtu.
“Shëruesi” Shefqet – Si ndihesh?
Qytetari– Normale tani, jam shumë mirë!
“Shëruesi” Shefqet – Futje në pantallona, apo fut e prish?
Qytetari-Futje, prishje.
“Shëruesi” Shefqet – Si je me gjendjen e trupit tani?
Qytetari- Më i lirë më i qetë.
“Shëruesi” Shefqet – Cohu në këmbë
Qytetari- Shumë faleminderit, se… s’s’s…
“Shëruesi” Shefqet – Lëvize me dorë vetë tashti, se forcë… Shkunde!
Du, truri jot të jetë i qetë, me trurin tënd bëhet puna.
Qytetari- Aaa e kuptoj tani, që jam me terezi.
“Shëruesi” Shefqet – Lëvize! Shkunde! Shkunde!
Du kujtesën,po pate kujtesën je top, kujtesa është njish për ty.
“Shëruesi” Shefqet – Si të vjen?
Qytetari- Tani si me ta thënë, më shtohet pak forca.
“Shëruesi” Shefqet – Ke forcë te seksi, pastaja…
Qytetari-Forcë seksi, po kam pak, si me ta thonë kam pak atë sikletin, a je tu kuptu?
“Shëruesi” Shefqet – Ca sikleti?
Qytetari-Poo turp, o burr, a je tu kuptu?
“Shëruesi” Shefqet – Turpin haje me bukë, po si të vjen mendja?
Qytetari-Mendja pëëër…
“Shëruesi” Shefqet – Pse të erdh turpi tani ty? Qëparë s’të erdh turpi.
Si e kishe turpin qëparë? E kishe turpin qëparë?
Qytetari-Jo!
“Shëruesi” Shefqet – Pse të erdh turpi tashti ty?
“Shëruesi” Shefqet – Si të vjen tani? Futje në pantallona apo prishje?
Qytetari-Prishje!
“Shëruesi” Shefqet – E bën zoti prishjen tani, apo nuk e bën?
Qytetari-Po, mendoj, që po!
“Shëruesi” Shefqet – Ca lloj prishje ke qejf?
Qytetari- S’e di, thjesht me u prish…,me, me, si me ta thonë, me nxjerr atë sikletin.
“Shëruesi” Shefqet – Kur e nxjerr, je më i lirshëm?
Qytetari-Po!
“Shëruesi” Shefqet – A pendohesh mbrapa?
Qytetari– S’e di tani, nuk e di, nuk e kontrolloj dot atë pjesën.
“Shëruesi” Shefqet – Po kontrolloje pjesën! Të shtohet apo të pakësohet?
Qytetari-Shtohet!
“Shëruesi” Shefqet – Fute në pantallona! Je në rregull, s’ke asnjë gjë!
Qytetari- Eshtë super e vërtetë, se unë tani e ndjej veten, si i thonë.
“Shëruesi” Shefqet – Po mirë! Unë ta dhashë një forcë erotike quhet kjo, me dy shije dhe nga dora jote dhe nga forca e Perëndisë.
“Shëruesi” Shefqet – Unë, kur jam i lodhur me i pas femrat nga 20 vjece, s’më bëjnë dot, se jam i lodhur në punë.
Qytetari-Shumë falemderit! Hajt mirupafshim!
“Shëruesi” Shefqet – Kishte të tjerë jashtë?
Qytetari- S’e di, ka njerëz. A t’i them futu?
“Shëruesi” Shefqet – Lëre hap, lëre hap!
Qytetari- Ok! Hajt mirupafshim! Shumë faleminderit!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/