Delegacioni me 6 anëtarë të Komisionit të Venecias do të jenë prezentë në Tiranë për t’u me propozimet e opozitës për Vetingun në Politikë.
Ky delegacion përbëhet nga; Veronika Bilkova, Artemiza-Tatiana Chisca, James Hamilton, Jorgen Steen Sorensen dhe Hanna Suchocka.
Duke iu referuar axhendës, janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës.
Ndër takimet që do të zhvillohen janë ato me krerët e grupeve parlamentare, me Presidentin, ministren e Drejtësisë dhe ambasadorin e BE, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI, Ganaj dhe kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard.
Axhenda e takimeve të komisionit të Venecias në Tiranë
Sot
Në orën 10:30 delegacioni takim me Vasilika Hysin, Çuçin, Bushkën, Manjën dhe Hysenin
Në orën 10:35 është planifikuar takim me Taulant Ballën (Kreu i grupit të PS ndodhet në Berlin)
Në orën 11:35 delegacioni takim me Edmond Spahon, kreu Grupit Parlamentar të PD
Në orën 12:35 delegacioni takim me Petrit Vasilin, kreu Grupit Parlamentar të LSI
Në orën 14:45 takim me Presidentin Ilir Meta
Në orën 16:25 takim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Në orën 17:30 takim me kreun e Delegacionit të BE, Luigi Soreca
Nesër
Në orën 09:15 delegacioni takim me kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja
Në orën 10:15 delegacioni takim me kreun e ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj
Në orën 11:15 delegacioni takim me kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard
Anëtarët e grupit do të njihen më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/