Komisioni i Venecias në Tiranë, do të njihen me propozimin e Bashës...

Komisioni i Venecias në Tiranë, do të njihen me propozimin e Bashës për vetting të politikanëve

129
0
Shares

Delegacioni me 6 anëtarë të Komisionit të Venecias do të jenë prezentë në Tiranë për t’u me propozimet e opozitës për Vetingun në Politikë.

Ky delegacion përbëhet nga; Veronika Bilkova, Artemiza-Tatiana Chisca, James Hamilton, Jorgen Steen Sorensen dhe Hanna Suchocka.

Duke iu referuar axhendës,  janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës.

Ndër takimet që do të zhvillohen janë  ato me krerët e grupeve parlamentare, me  Presidentin, ministren e Drejtësisë dhe ambasadorin e BE, kryetarin e  Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI, Ganaj dhe kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard.

Axhenda e takimeve të komisionit të Venecias në Tiranë

Sot

Në orën 10:30 delegacioni takim me Vasilika Hysin, Çuçin, Bushkën, Manjën dhe Hysenin
Në orën 10:35 është planifikuar takim me Taulant Ballën (Kreu i grupit të PS ndodhet në Berlin)
Në orën 11:35 delegacioni takim me Edmond Spahon, kreu Grupit Parlamentar të PD
Në orën 12:35 delegacioni takim me Petrit Vasilin, kreu Grupit Parlamentar të LSI
Në orën 14:45 takim me Presidentin Ilir Meta
Në orën 16:25 takim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Në orën 17:30 takim me kreun e Delegacionit të BE, Luigi Soreca

Nesër

Në orën 09:15 delegacioni takim me kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja
Në orën 10:15 delegacioni takim me kreun e ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj
Në orën 11:15 delegacioni takim me kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard

Anëtarët e grupit do të njihen më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY