Muaji dhjetor nuk duket të jetë muaji më i mbarë për Rita Orën. Para një viti shtëpia e 26-vjeçares ishte pre e një grabitjeje ku ju morën bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Dhe tani, ekzaktësisht pas një viti këngëtarja me origjinë kosovare zbuloi mashtrimin që po i bëhej nga një ortaku saj në biznes duke humbur 2,7 milion euro.
Ora kishte investuar para në një biznes me personin që i ka vjedhur këtë shumë të madhe parash nga llogaria e përbashkët, por këto para do t’i kompensohen nga kompania e sigurimit.
Fqinjët e ortakut të artistes thonë se muajt e fundit ai bënte një jetë mjaft luksoze duke blerë makina të shtrenjta dhe një orë 25 mijë euro.
Graham Shear, avokati i Rita Orës është shprehur se pre e këtij mashtrimi kanë rënë edhe individë të tjerë të kompanisë ku ishte pjesë edhe këngëtarja.
“Çfarëdo humbje që ka pësuar ndërmarrja që ka aksione edhe Rita Ora, do të kompensohen nga kompania e sigurimit, e cila mbron nga mashtrimet dhe keqpërdorimet tjera”, ka deklaruar avokati i këngëtares.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/