Dalin përgjimet: Tezat e testimit pë gradat në polici të shitura 48...

Dalin përgjimet: Tezat e testimit pë gradat në polici të shitura 48 orë para provimit

413
0
Shares

Përgjimet nga struktura e kontrollit të brendshëm në Policinë e Shtetit zbuluan se teza e testimit për gradat në polici ishte shitur 48 orë para provimit.

Report Tv ka mësuar nga grupi hetimor se me kallëzimin e depozituar pranë prokurorisë iu është vënë në dispozicion hetuesve edhe dyshimi i krijuar nga përgjimet ndaj dy oficerëve në detyrë.

Të njëjtat burime sqaruan se një nga oficerët, i cili po ashtu ka qenë garues për gradën e Komisarit ishte në përgjim për një tjetër vepër penale, por teksa fliste në celular me persona të ndryshëm është zbuluar dhe fakti që ai dispononte pyetjet e testit.

Ndërsa jo zyrtarisht në përgjime rezulton se flitet për vlera të shitjes së testit nga 2500-4000 euro nga një aplikant tek tjetri.

Kallëzimi penal në Prokurorinë e Tiranës rezulton se është depozituar për vepër penale dhe jo në ngarkim të një personi apo individi. Pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë.

Në rrethin e të dyshuarve rezultojnë edhe anëtarët e Komisionit dhe ata të ruajtjes së dokumenteve sekrete siç konsiderot edhe teza e provimit për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

Ky testim u anulua pas shpalljes së fituesve, dhe 6 ditë pasi ishte certifikuar nga vartësit e kryepolicit Ardi Veliu si dhe përfaqësuesit e Pameca-s të cilët po ashtu ishin të pranishëm gjatë këtij provimi.

Draft programi i testit për gradën “Komisar”
Ky testim pas anulimit ishte planifikuar të ribëhej por me nisjen e hetimeve për nxjerrjen e sekretit, dyshimet për korrupsion si dhe shitjes së testit bënë që z.Veliu ta anulojë atë për një afat të papërcaktuar deri sa të hetohet ky rast.

Ky është rasti i parë që në Akademinë e Sigurisë anulohet testi për gradat mbi dyshimet se teza është shitur duke dekonspiruar sekretin mbi pyetjet që aplikantët do duhet t’i përgjigjeshin për të fituar titullin “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY