Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FINANCIAL TIMES/ Lista e vendeve eficiente për investime, Tirana mungon, por jo Shkupi, Beogradi, Sarajeva …

21/12/2016
FINANCIAL TIMES/ Lista e vendeve eficiente për investime, Tirana mungon, por jo Shkupi, Beogradi, Sarajeva …
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tirana dhe rajone të tjera të vendit mungojnë sërish në renditjen e këtij viti “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, 2016 – 2017”, të publikuar nga FDI Inteligence, njësia inteligjente e Financial Times. Në të kundërt, Shkupi i Maqedonisë renditet i pari në Europë, si qytet dhe si rajon, në listën e qyteteve të vogla europiane përsa i përket eficiencës së kostos, për të tretin vit radhazi. Në të njëjtën renditje, por e matur për qytetet e mëdha të së ardhmes që janë me eficiente, Beogradi renditet në vend të tetë në Europë. Edhe Sarajeva është e gjashta në listën e qyteteve të mesme për këtë tregues.
Stip e Maqedonisë, Prijedor e Bosnjës, Sombor, Vranje e Zajecar të Serbisë janë mikro qytete europiane që vlerësohet se janë eficiente në kosto për të tërhequr investime të huaja.
Shkupi është i gjashti në Europë nga qytetet e vogla europiane për strategjinë në tërheqjen e investimeve të huaja, duke u renditur krah qyteteve nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika, republika Çeke. Edhe Stip është në të njëjtën renditje, por për qytetet mikro.
Zagrebi i Kroacisë është i nënti në listën e qyteteve të së ardhmes së Europës Juglindore, dhe i katërti në renditjen e qyteteve të mëdha europiane sipas kapitalit njerëzor dhe stilit të jetës.

Pse qytetet e Shqipërisë nuk janë eficiente për investitorët e huaj
Treguesi i eficiencës së kostos i matur nga FDI Inteligence, sipas metodologjisë së shpjeguar prej saj, merr parasysh elementë të tillë si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra sipas standardeve të ndryshme, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, kosto e energjisë, tatim fitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.
Ndërsa, Shqipëria është konkurruese në pagë dhe në qira ajo është tepër jo konkurruese në çmimet e naftës, që janë më të lartat në rajon dhe sidomos në normën e taksave në përqindje ndaj fitimit, që sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore është 36.5%, më i larti në rajon, së bashku me Serbinë. Gjithsesi,  ky i fundit e amortizon përmes subvencioneve që u jep kompanive të huaja, si për vende pune të hapura, ashtu dhe mjediseve (ndërtesë, apo tokë). Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së dhe tatim fitimit, (20% dhe 15% përkatësisht) së bashku me Serbinë, si dhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të paguar nga punëdhënësi (shënim i Monitor).

Renditja europiane, kryesojnë qytetet novative
Për të realizuar renditen e investimeve të huaja direke, Financial Times mbledh të dhëna nga 481 zona në shtetet europiane (294 qytete, 148 rajone dhe 39 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, eficienca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.
Në renditjen e 2016-2017 për gjithë Europën, mbizotëron Londra, një pozicion që ajo e mban që prej vitit 2006. Investimet në programe dhe IT, përbëjnë rreth 40% të totalit për Londrën. Ajo po konkurrohet fort nga Parisi në vendin e dytë  dhe Dublini në të tretin (edhe ky i fundit po bëhet një nyje kyçe për IT dhe porgramet). Parisi vlerësohet si qytet inovativ, që ka numrin më të lartë të patentave të dhëna si dhe universitete të mira. 6 qytete gjermane janë në listën e 20 më të mirëve për 2016-2017 (shih tabelën në fund). Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.