‘Nuk duam t’iu shfrytëzojmë, s’është çështja për 50 vota…’, Dash Shehi iu...

‘Nuk duam t’iu shfrytëzojmë, s’është çështja për 50 vota…’, Dash Shehi iu bashkohet protestave në Astir

336
0
Shares

Banorët e Astirit vijojnë dhe ditën e sotme me protestën e tyre kundër projektit të Unazës së Re, që i hap rrugë prishjes së mbi 300 ndërtesave, biznese dhe shtëpi banimi.

Në ditën e 13 të protestës së tyre, pjesë e tyre është bërë dhe Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së i cili sqaroi se mbështjeta e opozitës nuk është për të siguruar vota, por për diçka më të rëndësishme.

Sa më solidarë të jemi me njerëzit aq më e fisme do jetë protesta, po shkojmë për të mbrojtur lirinë më të shtrenjtë që ka shqiptari, shtëpinë e vet. Nuk duam ta shfrytëzojmë lëvizjen tuaj, nuk është çështja për 50 vota. Ky njeri po na ndan, nuk kemi për t’u ndarë, do rrimë bashkë.

Unë ju ftoj të rezistoni, jeni në të drejtën tuaj, ne do tju mbështesim, nëse dikush ka edhe luks edhe tangërllik, që t’ju quaj me një emër ofendues, unë them këtu se jemi të gjithë njësoj, nga ne më të vjetrit fare deri tek i fundit fare, ai të mbajë gojën”, u shpreh Dashamir Shehi.

Disa prej banorëve janë shprehur se do të kalojnë në grevë urie nëse nuk u premtohet zgjidhje, ndërsa nga ana tjetër, kanë kërkuar me patjetër që Erion Veliaj t’i takojë.

Ata shprehen të revoluar se do e mbrojnë pronën në çdo mënyrë nëse nuk dëmshpërblehen.

“Do të marr kallashin, do të marr bomba, mitroloza, çfarë të gjej. Atë gjë do bëj, se nuk kam se çfarë humbas më, u shpreh një prej tyre.

Banorët po protestojnë sërish kundër planit për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, ndërkohë që qeveria dhe bashkia u kanë mbyllur derën për çdo diskutim.

Protesta e banorëve të Unazës së Re, vijon me kërkesën për dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Opozita qëndron në krahë të tyre!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 16 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY