SHBA në Këshillin e Sigurimit, pro krijimit të ushtrisë së Kosovës

SHBA në Këshillin e Sigurimit, pro krijimit të ushtrisë së Kosovës

115
0
Shares

Ambasadori i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jonathan Cohen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, ka përshëndetur liderët e Kosovës dhe të Serbisë për shfaqjen e përkushtimit për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në KS të OKB-së, Cohen përsëriti kërkesën e SHBA-së për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë dhe foli edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, duke thënë se SHBA-ja “mbështet tranzicionin gradual dhe transparent të FSK-së në një ushtri multietnike e ndërveprueshme nga NATO-ja me mandat të kufizuar për mbrojtje të territorit”.

“Është e drejtë sovrane e Kosovës që të krijojë dhe mbajë një forcë të armatosur. Kjo forcë, siç është planifikuar, do të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që të shmangin dezinformatat dhe retorikën provokuese në lidhje me këtë tranzicion legjitim, gradual dhe shumë-vjeçar”, citon Koha.net.

“Ne mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Ne në veçanti nxisim të gjithë anëtarët e INTERPOL-it që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it më 20 nëntor. Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në INTERPOL. Anëtarësia në OKB nuk është kërkesë për anëtarësim në INTERPOL”, u shpreh Cohen, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ka të bëjë krejtësisht me rritjen e aftësisë kolektive të bashkësisë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm, trafikimin, krimin kibernetik dhe aktivitete të tjera kriminale ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Kjo nuk është as pengesë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, as nuk është në interesin e bashkësisë ndërkombëtare ta shtyjë atë derisa Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje,” thai Ambasadori i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jonathan Cohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY