Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARGUMENTET/ Dhoma Amerikane e Tregtisë denoncon abuzimet me taksat nga bashkia e Tiranës

21/12/2016
ARGUMENTET/ Dhoma Amerikane e Tregtisë denoncon abuzimet me taksat nga bashkia e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhoma Amerikane në materialin që ka përgatitur në takimin me përfaqësuesit e Bashkise dhe USAID mbi taksat vendore ka ngritur shqetësimin për barrën e lartë që është krijuar nga tarifa e pastrimit dhe pagimi i saj për çdo NIPT sekondar.
Kjo tarifë, sipas materialit të Dhomës, ka pësuar një rritje të ndjeshme dhe si e tillë është bërë një kosto e konsiderueshme për bizneset. Nisur nga kjo dhe faktin që kjo tarife jepet në këmbim të një shërbimi është e rëndësishme që të ketë një lidhje sa më të drejtpërdrejtë midis tyre.  Konkretisht, rekomandon Dhoma, nivelet treguese dhe tabela duhet të rikonceptohen:
Njësite duhet të klasifikohen mbi natyrën e tyre konkrete, d. m. th.:, një adrese dytësore nuk mund të marrë automatikisht kategorinë e selisë qendrore, por duhet te kategorizohet në bazë të aktivitetit që kryen.
Lista e aktiviteteve duhet të detajohet në bazë të Nomenklatures së Aktiviteteve Ekonomike duke marrë parasysh dhe duke zbatuar te njëjtat rregulla klasifikimi ( aktualisht lista është jo-kosistente dhe ndarja nuk është e drejtë, p. sh.:, një servis makinash ka të njëjtën tarifë pastrime me një zyrë këmbimi valuator. Qartësisht ndotja e tyre është shumë e ndryshme)
Vetëm për subjektet e ndërtimit ka një klasifikim të veçantë për selie administrative. Ndërkohë ka kompani që operojnë në fusha të tjera (miniere, prodhim etj.,) dhe që kane seli administrative në qytet. Ata detyrohen të paguajnë tarifën e pastrimit sikur të zhvillonin aktivitetin e prodhimit në qytet.
Kalimi nga biznesi i vogël në atë të madh ka një shumëfishim të tarifës nga 3 deri ne 24 herë. Kjo sjell një presion shumë të madh te ky biznes për të mos kaluar ne biznes te madh. Për këtë do të rekomandonim/sugjeronim një ndryshim në mënyre e ndarjes dhe aplikimit të tarifës duke marrë parasysh qarkullimin e bizneseve.
Gjithashtu, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një tarifë (që lidhet me një shërbim) një ndarje e saj në baza mujore/tremujore do të ishte e mirëpritur nga biznesi.

Rekomandime të tjera të Dhomës janë:

1-      Nga sektori i Asistences dhe Regjistrimit te Taksapaguesve kërkohet që para se të bëhet ndonjë kërkesë/ankesë të paraqiten një sërë dokumentesh.

Kjo procedurë bie në kundërshtim me ligjin “Për procedurat  tatimore”  dhe të gjitha parimet e sanksionuara ne të për të drejtat e tatimpaguesve. Për më tepër, në lidhje me tatimpagues persona juridik, te dhënat që kërkohen lidhen me administratorin si individ. Për ta bërë dhe më të pakuptimtë këto kërkesa, shumica e dokumenteve janë/lëshohen nga organe në varësi të bashkisë.

Pyetje: për çfarë duhet certifikata familjare e administratorit  për të regjistruar një biznes?

Kuptojmë së kjo procedure ka për qëllim mbledhjen e taksave për të cilët janë  përgjegjës individët, por masat për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore përcaktohen në ligjin “Për procedurat tatimore” dhe në asnjë prej tyre nuk përmendet  heqja e te drejtës për tu ankuar/kërkuar  në administraten e bashkisë.

2-      Po nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) në momentin e paraqitjes së një biznesi të ri për pagesën e detyrimeve tatimore i kërkohet dokumentacion për “Regjistrimin e biznesit te ri”.

Si në rastin më sipër, dokumentet e kërkuara janë në regjistrat shtetërorë (QKB) dhe të vetë bashkisë, dhe përveç shpërdorimit të letrës nuk mendojmë se ka ndonjë përfitim për bashkinë dhe krijon procedura totalisht te panevojshme dhe në shkelje te ligjit.
Për sa me sipër, do ti kërkonim Bashkise  të hiqte si procedurë dorëzimin e dokumenteve për të bërë një ankese/kërkesë. Nëse kërkesa është nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor  apo person i autorizuar duhet të pranohet te shqyrtohet pa asnjë kusht shtesë. Ne lidhje me procedurën e dhënies së aksesit ne në sistemin on-line DPTTV, regjistrimi ne këtë sistem të bëhet on-line ose përkohësisht duke u paraqitur një person i autorizuar për tërheqjen e paswordit. Të dhënat që i duhen shtesë Bashkise mund të merren në formën e një deklarate pa paraqitur dokumente. Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.