Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do të publikojë ditën e nesërme dokumentet që tregojnë se si Rilindja po vjedh qytetarët në Unazën e re.
Basha shkruan se “Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare.”
Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re.




