Shuhen shpresat?!… ‘Mosliberalizimi i vizave, thikë pas shpine për Kosovën’

Shuhen shpresat?!… ‘Mosliberalizimi i vizave, thikë pas shpine për Kosovën’

131
0
Shares

Shumë prej pushtetarëve, por dhe njerëz të thjeshtë në Kosovë e kanë cilësuar vizitën e fundit të kancelarit austriak në Kosovë si një vizitë shpresë vrasëse dhe shumë pesimiste për të ardhmen e vendit e tyre.

Kjo pasi kancelari Sebastian Kurz duket se hoqi shpresat në një farë mënyrë, lidhur me liberalizimin e vizave këtë vit. Ai u shpreh me herët, se shumë vende të BE-së janë skeptikë dhe ende të pabindur që të miratohet liberalizimi i vizave në Kosovë.

Mediat kosovare shkruajnë, se nga ana e qeverisë, nuk ka të njëjta nota skepticizmi dhe se nuk është e nevojshme të ketë pesimizëm.

Madje koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.

Mendimi dhe vlerësimi është i qartë i saktë, është meritë dhe jo dhuratë dhe në të njëjtën kohë thotë pasi që Kosova i ka përmbush të gjitha obligimet, ka pas një votim në Parlament dhe nuk di qysh do t’i thuhet jo. Nëse i thuhet jo atëherë do të jetë një thikë pas shpine për KosovënE shoh si shumë diskriminuese që qytetarët e Kosovës për dallim prej krejt anëtarëve të Evropës të mos lëvizin lirshëm”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY