VETTINGU/ Meta: Ky ligj është me shumë rëndësi për integrimi në BE

VETTINGU/ Meta: Ky ligj është me shumë rëndësi për integrimi në BE

47
0
Shares

Kreu i Kuvendit z. Ilir Meta, përshëndeti vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit të Vettingut.
Sipas Metës, “Ky ligj është me shumë rëndësi për fazat e mëtejshme të integrimit europian të vendit si dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE”.
Me qëllim ecjen më shpejt të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, si dhe për garantimin e zbatimit të reformës në drejtësi, Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë aktorët dhe faktorët në vend, për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre, për zbatimin e këtij ligji.
Gjithashtu Kryetari i Kuvendit përshëndet angazhimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe këtij ligji në veçanti.
Kryetari i Kuvendit, rithekson rëndësinë e zbatimit pa vonesë të këtij ligji, si një domosdoshmëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, që do t’i përgjigjet cilësisht edhe nevojës që ka shoqëria shqiptare për një drejtësi funksionale dhe efiçente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY