Babai i 35-vjeçarit, Konstandinos Kaçifa dhe avokati grek kanë mbërritur mesditën e sotme te Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Jani Jaçifa është thirrur nga prokurori i çështjes, Njazi Seferi, për tu marrë në pyetje lidhur me vrasjen e djalit të tij nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.
Një oficer i policisë greke pritet të mbërrijë sot në Tiranë lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas.
Lajmi është dhënë mëngjesin e sotëm nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, sipas të cilës oficeri grek do të marrë pjesë në hetime.
Sipas agjencisë, pjesëmarrja u dakordua midis Athinës dhe Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit që kanë policitë e të dy vendeve.
Nuk dihet roli që do të ketë përfaqësuesi grek në hetime, ndërkohë që grupi hetimor po mbikqyr provat dhe rezultatet e hetimit të Prokurorisë së Gjirokastrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/