Prokuroria heq dorë nga hetimi, vendimi i fundit për dosjen ‘Babale’

Prokuroria heq dorë nga hetimi, vendimi i fundit për dosjen ‘Babale’

102
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda ka shpallur moskompetencë për çështjen ‘Babalja’.

Mësohet se dosja i është dërguar Prokurorisë së Tiranës këtë të premte, e cila do hetojë vetëm për “kallëzim të rremë”, Albert Veliun, Fredi Alizotin, gazetarin Jetmir Olldashi dhe deputetin Ervian Salianji.

Kjo u bë për arsye se akuza e kallëzimit të rremë që është objekt i kësaj çështje nuk klasifikohet si krim i rëndë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën duke ia kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria ka nisur hetimet që nga momenti i publikimit të audio-përgjimit  nga Partia Demokratike ku pretendohet se Albert Veliu fliste me vëllain e Ministrit të Brendshëm për të trafikuar drogë.

Disa javë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji nxorri dhe një video-përgjim në të cilën Fredi Alizoti tregonte se për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori ishte sjellë në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

Në burg aktualisht mbahet Fredi Alizoti, ndërkohë që Prokuroria ka bërë kërkesë për ekstradim nga Kosova për Albert Veliun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY