Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas bojkotimit të opozitës në seancën e Parlamentit Evropian, ku deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e Taulant Ballës nga komisioni.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se për Shqipërinë kjo është e pafalshme, të përfaqësohesh nga një njeri me 5 mbiemra, siç është rasti i Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari.
Për Berishën, ngjarja e djeshme është një apel për shqiptarët që të përmbysin regjimin kriminal në pushtet.
Reagimi i plotë
Kalbesira kundermon ne Parlamentin Europian!
Nje akt tjeter fatal kunder integrimit ne Bashkimin Europian.
Te dashur miq, ajo qe ndodhi dje ne Parlamentin Europian eshte e pashembullt ne historine e atij parlamenti sepse kurre ndonjehere nje vend nuk i ka lejuar vetes te perfaqesohet nga nje njeri me pese mbiemra siç eshte rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari.
Ky akt i denoncuar nga opozita, e cila ka paraqitur fakte dhe dokumenta se vetem me famozin Bego, Taulant Yaris ka bere 24 rruge jashte shteti, ka tronditur thelle Parlamentin Europian dhe mjerisht edhe shanset e Shqiperise qe kerkon te integrohet duke perdorur pasaportat diplomatike te politikaneve ne sherbim te trafikanteve dhe ngarkesave te tyre te droges!
Ngjarja e djeshme ne Parlamentin Europian eshte nje apel, kushtrim per mbare shqiptaret te permbysim sa me pare kete klike kriminale ne pushtet per te çelur rrugen e mbyllur prej saj te integrimit europian. sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/