Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Shtyhet seanca gjyqësore mes Ballës dhe Bashës, palët nuk pajtohen

10/10/2018
VIDEO/Basha kishte parashikuar më parë kapjen e eurove, dinte dhe pronarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Seanca e parë gjyqësore mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës u mbajt ditën e sotme.

Jo më shumë sesa 30 minuta ka zgjatur kjo seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris. Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor ora 12:00 është bërë për t’i dhënë mundësi prokurorisë të jetë i pranishëm në proces.

Balla ishte i pranishëm në seancë, ndërsa kreu i PD përfaqësohej nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi.

Në përfundim të seancës, Balla nuk kurseu fjalët për kryeopozitarin teksa u shpreh se ai ka frikë nga gjykatat.

Ai u pyet nga gazetarët dhe për videon-përgjimin e bërë publike dje ku implikohej emri i tij teksa mohoi se e njihte Fredi Alizotin, i cili në video përmendte se Balla i kishte ofruar 200 mijë euro.

”Unë duhet t’iu them që prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështjeje, të vazhdojë hetimet deri në fund edhe për video të tjera të servirura. Por, personat që nxjerrin videon s’duhet t’ia fusin vrapit, se largimi i djeshëm me shpejtësi i Salianjit (pas emisionit Opinion) me duke vënë në rrezik edhe rojat është i turpshëm. Sepse, në (deputetët) duhet të jemi të parët që nëse disponojmë t’ja vëmë në dispozicion prokurorisë”, tha Balla.

Në një deklaratë për mediat, nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Bashës, thanë se i qëndrojnë deri në fund deklaratave të bëra për çështjen e 3.4 milion eurove.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat 4 të  arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Tags: 3.4 milionë euroBallaBashaseanca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.