Papa Françesku ka një fjalë për Aleppon në Krishtlindje

Papa Françesku ka një fjalë për Aleppon në Krishtlindje

65
0
Shares

Paqe ishte kjo kryefjala e  Papa Franceskut  para mijëra besimtarëve në sheshin Shën Pjetër në Vatikan ndëra u mbajt mesha e Krishtlindjes.

Në fjalën e tij Ati i Shenjtë kërkon mbrojtje dhe paqe në të gjitha vendet  të përfshira nga lufta  si dhe mbrojtje për të gjithë ata që vuajnë nga uria, paqe për refugjatët.

“Paqe për njerëzit që vuajnë nga ambicia për para e cila con në skllavëri. Paqe për fëmijët. Më shumë solidaritet. Gëzuar Krishtlindjet”- u shpreh kreu i Vatikanit para mijëra besimtarëve.me rastin e mesazhit tradicional të Krishtlindjeve para mbajtjes së bekimit të “Urbi et Orbi”.

“Paqe për burrat e gratë në Sirinë e trazuar, ku është derdhur shumë gjak. Mbi të gjitha në qytetin e Aleppos, skenë përgjatë javëve të fundit e një prej betejave më të përgjakshme, ku është tejet urgjente që të garantohet, bazuar në të drejtat humane, ndihma dhe rehatia për popullin e raskapitur, që gjendet ende në një situatë të dëshpëruar dhe mes vuajtjeve të mëdha të mizorisë. Ka ardhur koha që armët të ndalen së gjëmuari dhe komuniteti ndërkombëtar të veprojë në mënyrë aktive për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar dhe në atë vend të rikthehet bashkëjetesa”, tha Papa.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për paqe për cilindo “që ka humbur një person të dashur për shkak të akteve të urryera të terrorizmit, që kanë përjetuar frikën dhe vdekjen në zemër të shumë qyteteve dhe shumë shteteve”. Madje kërkon paqe, jo me fjalë por me vepra, për “vëllezërit dhe motrat tona të braktisura dhe të përj

Pak më herët në meshën e mesnatës  Papa Francesku u shpreh se Krishtlindjet janë marrë peng nga materializimi duke ngritur zërin  e kërkuar mbrojtje për viktimat e luftës dhe refugjatët. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY