Drogë në burg për ‘të fortin’ e Beratit, në pranga një person

Drogë në burg për ‘të fortin’ e Beratit, në pranga një person

109
0
Shares

Është kapur një sasi droge e cila do ti dërgohej Lulzim Cakës, ndryshe njihet ‘i forti i Beratit’, deklaruar më parë fajtor për vrasje. Droga ishte fshehur dhe paketuar brenda në një pako mishi.

Në datë 5 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban.

Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në burgun Lushnjë.

U kryen të gjithë veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e  Policisë Elbasan dhe u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Bali.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Elbasan, Policia gjeti një tjetër sasi lënde narkotike të ngjashme me atë që u kap në IEVP Lushnje. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorise së rrethit Elbasan për veprime të mëtejshme.

Kush është Lul Caka?

Ai njihej si i tmerrshmi i Beratit në krye të një grupi kriminal që ka kryer vrasje në vitet 95-97. Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë.

Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY