FOTO/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua nga karabinierët në Itali

FOTO/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua nga karabinierët në Itali

191
0
Shares

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e shqiptarit i cili mbi i vrarë teksa largohej me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, pas grabitjes së një biznesi.

Media lokale “umbriajournal” raporton se Kozi ishte i martuar dhe babai i një djali. Në Itali, ai njihet si person që ka pasur probleme me ligjin.

Kozi raportohet se kishte lejen e qëndrimit (sogiorno) në xhep kur efektivët e policisë gjetën kufomën e pajetë. Në vitin 2014, përfundoi në burg me akuzën e një seri vjedhjesh mes Collestrada-s, Deruta-s, Torgiano-s dhe disa zonave në Tifernate.  Operacioni që çoi në prangosjen e tij u kodua “Gëzuar Krishtlindjet”. Për ato akuza, Kozi qëndroi pas hekurave deri në vitin 2017 dhe më pas u dëbua nga Italia.

Më pas, hyn sërish në territorin italian për të marrë pjesë në një tjetër proces gjyqësor në Apel, ku akuzohet për dhunë,

Tani pritet të kryhet një autopsi dhe një konsultim balistik për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Eduart Kozi 50 vjeç, mbeti i varrë me një plumb në kokë nga karabinierët italianë, tre ditë më parë.

Viktima dyshohet se është një nga grabitësit e një ngjarje të ndodhur në Ponte Felcino, ku disa persona grabitën një dyqan cigaresh.

Mediat lokale shtojnë që 50-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur brenda një automjeti të braktisur në anë të rrugës.

Viktima kishte ende maskën dhe dorezat që kishte përdorur në grabitje. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën me automjetin tip Audi, por në ndjekje të tyre u vendos policia dhe një roje. Gjatë ndjekjes pati edhe shkëmbim zjarri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY