“Arrestohet zyrtari i Tatimeve, policia fsheh njoftimin”

“Arrestohet zyrtari i Tatimeve, policia fsheh njoftimin”

182
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi permes nje statusi ne “Facebook” thote se është arrestuar për korrupsion një zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Murrizi akuzon policinë se po fsheh ngjarjen.

Kryetari i PS në njësinë nr 3 në Tiranë Artan Kroi, drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, mik i deputetes Klotilda Bushka është arrestuar për korrupsion dhe gjobvënie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdhër politik.
Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.
Artan Kroi nuk duhet të ishte fare në administratë, sepse ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.
Duke ndërruar emrin, banditi gjobëvënës i Rilindjes i është shmangur ligjit të dekriminalizimit.

Fatmir Xhafaj e ka të kotë sepse nuk e shpëton dot trafikantin e drogës së PS në Tatime.
Artan Kroi duhet të dënohet edhe për mosdeklarim dhe falsifikim të formularit të dekriminalizimit”, shkruan Murrizi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY