VIDEO/ E rëndë në SHBA, shqiptari digjet për së gjalli

VIDEO/ E rëndë në SHBA, shqiptari digjet për së gjalli

115
0
Shares

Një zjarr i rënë në një banesë mëngjesin e së hënës i mori jetën një shqiptari në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja tragjike ndodhi në Hamtramck, në 2131 Cody Street.

Në momentin e zjarrit në banesë ndodheshin dy persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik nga autoritetet atje. Zjarrfikësit mësohet se i gjetën trupat e shkrumbuar në katin e parë të shtëpisë.

Ndërkohë fqinjët, duke folur për mediat lokale treguan se shtëpia ishte e braktisur dhe brenda saj jetonte prej të paktën dy vitesh një endacak i quajtur Tony, i cili sipas tyre ishte rreth 40 vjeç dhe me kombësi shqiptare.

Gjithnjë sipas fqinjëve, shqiptari ishte përpjekur që ta bënte vendin më të ngrohtë në pjesën e sipërme, në përpjekje për t’u përgatitur për stinën e dimrit. Banesa mësohet se nuk kishte elektricitet apo sistem ngrohjeje.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Mediat amerikane shkruajnë se gjatë fundjavës që lamë pas temperaturat kishin rënë në 5-10 gradë Celcius.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY