Bashkia Kamzës ka organizuar aktivitete sa i përket festave të fundvitit dhe të tjera do të vijojnë dhe në ditët në vijim. Për dy ditë më radhë më 19-20 dhjetor në ambientet e pallatit të Kulturës Kamëz është mbajtur aktiviteti festiv i festivalit të ansambleve artistike të shkollave të mesme të qytetit. Në ditën e dytë të festivalit bashkia Kamzës ka vlerësuar nxënësit dhe mësuesit më të mirë të shkollave të qytetit. Bashkia Kamëz ka organizuar një veprimtari kushtuar fëmijëve jetimë të qytetit në kuadër të festave të fundvitit, me këngë, valle dhe numra të tjerë artistikë.
Kryetari i Bashkisë, z. Xhelal Mziu, e ka përshëndetur këtë veprimtari dhe ka shpërndarë edhe çmimet për fituesit e festivalit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/