Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në fshatin e Xhisielës edhe banorët kanë frikë të flasin: “Nuk dimë asgjë….”

28/09/2018
Në fshatin e Xhisielës edhe banorët kanë frikë të flasin: “Nuk dimë asgjë….”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lumi Zezë ndan fshatin Zezë nga fshati Nikel prej nga vijnë dy të rinjtë Xhisiela dhe Rexhepi. Historia e lidhjes mes studentes dhe djalit të deputetit socialist ka mbërthyer debatin politik.

Në shtëpinë ku ka banuar Xhisiela në fshatin Zezë tani jetojnë gjyshërit nga ana e babait që ia vranë në 1997-ën.

Në Nikël është shtëpia e deputetit të Krujës, Rahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për përdhunim dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-të dashurës. Të gjithë e kanë dëgjuar historinë dhe akuzat për dhunë, por banorët e zonës nuk duan të përzihen.

Të tjerë lavdërojnë deputetin dhe djalin e tij. “E kemi pasur kryetar komune për tre mandate. shumë i mirë Sa ka punuar ai, s’ka punuar kush këtu”, shpreh disa prej banorëve.

Vajzën nuk e njohin, por e kanë një koment.

“Pjesë faji mund të kenë të dy. Edhe ajo, s’mund të themi që s’është pa gjë. Ai çuni shumë i mirë me njerëzit. Edhe vajza… familje shumë e mirë. Gocat nuk na i ngacmuar kush”, shprehen ata.

Në rrugën nacionale për Fushë-Krujë jeton nëna e Xhisielës bashkë me të bijat. Ajo punon prej 5 vjetësh në supermarketin e vëllezërve të saj. Takojmë një nga familjarët që na tregon rreth vajzës.

“Nuk dimë asgjë, çfarë kemi marrë vesh nga televizori. Ajo ka mbaruar për shkenca politike. Besoj se ajo edhe me të ëmën nuk është aq e hapur. Ka disa ditë që se kam parë fare vajzën”, shprehet Lutfije Muça, e afërme e Xhisielës.

Gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës duket se nuk ka dijeni për ngjarjen e bujshme.

“Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, thotë Ramazan Muça, gjyshi i Xhisielës. /TCH

Tags: emiljano nuhuxhisela maloku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, ai do të qëndrojë në qeli

28/05/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Mbeten në burg pjesëtarët e grupit të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit

28/05/2026
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”

EMRAT/ 3 ekstradime në Rinas për të kërkuarit ndërkombëtarë

28/05/2026
Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

28/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, ai do të qëndrojë në qeli

28/05/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Mbeten në burg pjesëtarët e grupit të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit

28/05/2026
Agron Xhafajn “e rrëmbejnë” dhe “e postojnë” drejt Italisë, Fatmir Xhafaj i shkruan letrën e “e vetëdorëzimit”

EMRAT/ 3 ekstradime në Rinas për të kërkuarit ndërkombëtarë

28/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.