“Do tu kthejmë njerëzve paratë publike dhe pushtetin”

“Do tu kthejmë njerëzve paratë publike dhe pushtetin”

54
0
Shares

Kreu i opozitës, Lulzim Basha doli sot në një konferencë për shtyp ku denoncoi favorizimin e klientëve afër qeverisë me anë të koncensioneve dhe projekteve.
“Do t’i kthejmë pushtetin dhe paratë publike qytetarëve”, deklaroi Basha, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në qershor 2017.
Në denoncimin e bërë sot, Basha iu referua vendimin më të fundit për lojërat e fatit. Kreu i PD-së akuzoi Kryeministrin se kontrollon të gjithë fitimet që vijnë nga ky biznes.

 

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha

Edi Rama zgjati edhe 2 vjet pazarin e tij me lojërat e fatit

“Kjo është skema e gjithë qeverisjes së Edi Ramës, merru njerëzve të thjeshtë e të varfër dhe jepja një grushti klientësh të pasur”.
 

lulzim basha, deklarate per mediat pdDje, Edi Rama shtyu edhe për dy vjet të tjera hyrjen në fuqi të ligjit për lojërat e fatit.
Të gjithë e mbajnë mend sesi me bujë të madhe sapo erdhi në pushtet ky Kryeministër u përbetua se do t’i mbyllte lojërat e fatit.
E mbani mend, të nderuar qytetarë, operacionin kundër bixhozit, ku mobilizoi 6 mijë policë dhe shpalli me bujë fitoren e shtetit mbi bixhozin.  Për të çuar deri në fund shfaqjen, hartoi edhe një ligj që i nxirrte lojërat e fatit jashtë zonave të banuara.
Por ligji ka 3 vjet që nuk zbatohet dhe tani u shty edhe për dy vjet të tjera.  Arsyeja është vetëm një: Operacioni kundër lojërave të fatit pati vetëm për një qëllim – futjen në dorë të industrisë së bixhozit nga familjarët dhe klientët e Edi Ramës.
Tani që ka shtirë në dorë dhe kontrollon të gjithë bixhozin e Shqipërisë, Edi Rama nuk ka më interes as t’i largojë, as t’i mbyllë, as t’i mbikëqyrë lojërat e fatit.
Bixhozi në Shqipëri xhiron 600 – 700 milionë dollarë në vit, të cilat tashmë janë të gjitha nën kontrollin e Edi Ramës, familjarëve dhe klientëve të tij. Nga këto vetëm 150 milionë dollarë deklarohen zyrtarisht dhe paguajnë taksa, ndërsa të tjerat shkojnë në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij pa deklaruar.
Është një skemë e pastër për përfitime personale.
Kështu janë në fakt të gjitha politikat që Edi Rama ka ndërmarrë këto tre vite: skema të qëllimshme për të marrë paratë nga njerëzit e thjeshtë dhe për t’ia dhënë një grushti njerëzish të lidhur me të.
E njëjta skeme po luhet me koncesionin e laboratorëve spitalorë, që do t’i jepet njërit prej klientëve të Edi Ramës. Mbi 100 milionë dollarë, 10 milionë dollarë në vit, do të marrë nga paratë e qytetarëve shqiptarë klienti i Edi Ramës. Sot, qytetarët, taksapaguesit i japin vetëm 1 milionë dollarë për laboratorët. Koncesionari i Ramës do të marrë 10 herë më shumë.
Por ndërkohë që 10-fishon paratë që do t’i japë klientit të tij, po këtë vit Edi Rama ka ulur buxhetin për shëndetësinë me 2,6 milionë dollarë duke i prerë këto nga investimet në shëndetësi.
Sepse për koncesionin e klientit të tij ka para. Për qytetarët, për pacientët, për të sëmurët, nuk ka.
Edhe për koncesionin e check-up-it ka para, madje siç e pranon vetë i ka dhënë Vilma Nushit miliona me shumë sesa kushtonin analizat e deklaruara.
Për klientin ka para. Për të papunët, për të varfrit, për të sëmurët nuk ka para.
Për fasadën e Ministrisë së Brendshme dhe për bunkerin e klientit, Edi Rama pagoi 3 milionë dollarë këtë vit. Ndërsa investimet për shkollat në të njëjtin vit i uli me 10 milionë dollarë nga parashikimi.
Për klientin e tij ka para, ndërsa për shkollimin e fëmijëve nuk ka para.
Kjo është skema e gjithë qeverisjes së Edi Ramës: merru njerëzve të thjeshtë e të varfër dhe jepja një grushti klientësh të pasur.
Kjo plaçkitje e shqiptarëve nuk ka për tu ndalur derisa ta largojmë Edi Ramën nga pushteti.
Në 2017-ën, së bashku do t’ju kthejmë pushtetin dhe paratë publike qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY