Ish-deputeti vendoset në krye të Hipotekës në Shkodër

Ish-deputeti vendoset në krye të Hipotekës në Shkodër

147
0
Shares

Në krye të Hipotekës në  Shkodër është emëruar Gjok Jaku.

Ky vendim vjen pas arrestimit të ish-drejtori Zamir Leka dy ditë më parë i cili u akuzua për korrupsion.

Ish-deputeti Jaku është vendosur në drejtim të ZRPP-së së  Shkodrës. Gjok Jaku ka qenë zv.drejtori i Përgjithshëm i Hipotekës por ka mbajtur edhe një sër postesh të tjera.

Ai ka qenë kryetar i Bashkisë Lezhë dhe më pas deputet i Partisë Socialiste. Po kështu Jaku ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Bujqësisë.

Çfarë ndodhi me Hipotekën dy ditë parë?

Zamir Leka u arrestua me akuzën e korrupsionit, së bashku me vartësen e tij. Leka bëri bujë para disa kohësh me historinë e tij të pazakontë, që nga banakier u vendos në krye të Hipotekës në Shkodër.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, drejtori Leka është arrestuar teksa ai ndodhej në punë në zyrat e hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.

Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt, pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij.

Gjykata në Shkodër ka vendosur ‘arrest me burg’ për Zamir Lekën, drejtor i Hipotekës në Shkodër, pas akuzave për korrupsion në këtë institucion. Për punonjësen Frida Mirashi, gjykata vendosi ‘arrest shtëpie’ dhe ‘pezullim nga detyra’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY