Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkencëtarët: Farsa e vlerësimit mjedisor për HEC-in e Poçemit

24/12/2016
Shkencëtarët: Farsa e vlerësimit mjedisor për HEC-in e Poçemit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkencëtarë të njohur nga Austria dhe Gjermania i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë në lidhje me hidrocentralin e Poçemit në Vjosë. Ata kanë analizuar Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për HEC-in e Poçemit në lumin Vjosa.
Raporti i VNM-së dëshmon se projekti është harmoni me natyrën. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, kjo VNM është një farsë dhe nuk përmbush as standardet minimale, kështu që nuk është i duhuri për të parashikuar ndikimin mjedisor të këtij hidrocentrali. Me këtë kritikë, shkencëtarët mbështesin edhe argumentimin e shqetësimin e kolegëve të tyre nga Universiteti i Tiranës.
Organizata mjedisore austriake Riverëatch gjermania EuroNatur dhe ajo shqiptare EcoAlbania e kanë kritikuar më parë cilësinë e VNM-së dhe tashmë po i jepet të drejtë edhe nga analiza e fundit e shkencëtarëve. Në fillim të muajit dhjetor këto organizata si dhe banorë të prekur të zonës hapën procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali.
Analiza
Në analizën që kanë bërë ekspertët e huaj, në mënyrë të veçantë theksojnë se në VNM nuk janë vlerësuar flora dhe fauna dhe nuk janë mbledhur të dhëna mbi llojet e rrezikuara. Po ashtu, ekspertët e huaj kanë ngritur shqetësimin të tjera, siç janë që: 60 % e tekstit të VNM-së është kopjuar nga dokumente të tjera si dhe në disa pjesë i referohet një zone gjeografike tërësisht të ndryshme.
Proceset e hidrologjisë, morfologjisë dhe ekologjike nuk janë vlerësuar dhe ndikimet afatgjata të mundshme nuk janë përmendur aspak. Në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjisë Damjan Gjiknuri dhe ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ekspertët ndërkombëtarë u kërkojnë përfaqësuesve të qeverisë ta anulojnë këtë VNM dhe nga ana tjetër të lehtësojnë një vlerësim të duhur sipas standardeve evropiane.
Ky raport VNM-je nuk lejon në asnjë mënyrë që të bëhet një parashikim i besueshëm në lidhje me ndikimet në biodiversitet, kushtet e ujërave nëntokësore, si dhe pasojat për banorët. Nuk është asgjë më shumë, se sa një përzierje raportesh të tjera, thotë Dr. Martin Pusch nga Instituti i Leibniz i Ekologjisë së Ujit dhe Peshkimit në Gjermani. Sipas autorëve të VNM-së, projekti i hidrocentralit të Poçemit është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
I tërë projekti është në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare dhe kjo rrit nivelin e sigurisë në punë gjatë fazës së operimit në shkallë të arsyeshme”, shkruhet në VNM. Ndërsa shkencëtarët e kundërshtojnë fuqishëm këtë pozicionim: Konkluzionet e VNM-së nuk janë të bazuara në të dhëna të kuptueshme dhe nuk i plotësojnë standardet ndërkombëtare, kështu shprehen ekspertët në analizë.
Nuk bëhet fjalë për të mbështetur ose kundërshtuar projektin, por më shumë për faktin se politikat e mira kërkojnë planifikimin e duhur dhe të kuptueshëm si bazë për të marrë vendime. Në një lumë me rëndësi kaq të madhe ndërkombëtare duhet të ndiqen standardet më të larta të mundshme ligjore. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të mbështetur institucionet shqiptare për të zbatuar një VNM të duhur, thotë Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës.
Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë dhe rrjedh i paprekur përmes grykave të thella, zallishteve dhe ishujve për rreth 270 km nga malet e Pindit në detin Adriatik. Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile kompanisë turke për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, i cili është planifikuar të ndërtohet në pjesën më të pasur ekologjikisht të lumit të Vjosës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.