FOTO/Emra dhe fakte konkrete, ja fatura totale e abuzimeve qeveritare me buxhetin...

FOTO/Emra dhe fakte konkrete, ja fatura totale e abuzimeve qeveritare me buxhetin e shtetit

231
0
Shares

Gjatë prezantimit të platformës kundër korrupsionit dhe oligarkisë, teksa deputetët folën për nismat dhe masat parandaluese, gjithashtu me dije u bënë dhe shifrat flagrante të abuzimeve të qeverisë me fondet e buxhetit.

Florian Mima, ish-ministri i Financave, u është referuar analizave dhe llogaritjeve të fundit, ku pasojat e abuzimeve qeveritare me fondet e buxhetit janë 2.18 miliardë euro.

Gjithashtu borxhi Publik është rritur nga 71% në 87,5% të Prodhimit të Përgjithsmë Bruto, pra, ka një rritje prej 16.5% ashtu siç duken të paraqitura në fotot e mëposhtme.

Kurse deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka bërë një ekspoze të abuzimeve flagrante me fondet publike nga ana e qeverisë socialiste të Kryeministrit Rama.

Tabaku ka përmendur rastin e të ashtuquajturit Check up falas, ku kompania e Vilma Nushit u krijua vetëm dy ditë para se kjo aferë qindra milionë euroshe të merrte rrugë.

Ja disa nga deklarimet e Tabakut 

“120 milionë euro vijnë nga taksa e qarkullimit, por pavarësisht kësaj qeveria preferon ti japë rrugët me koncesion.

Ligji Fusha për Teatrin është abuzimi më i freskët. Kemi rastin e aeroportit të Vlorës, ku kompanisë turke ju miratua oferta e pakërkuar. Kemi rastin e Air Albania, dhe përzgjidhet në mënyrë antiligjore.

Ndërtimi është një tjetër fushë abuzimi. Kemi rastin e një kompanie që merr 261 leje ndërtimi ndërkohë që object I aktivitetit të saj janë lojrat e fatit.

Kemi rastin e stadiumit me kullë. Ofertat e pakërkuara, model abuzimi, të cilat e kanë vrarë konkurencën e lirë.”

Kompanitë e basteve të lidhura me ministrin e brendshëm, kanë rritur aktivitetet e tyre dhe fitojnë tenderat e monitorimit të tatimeve.

Lejet minerare, rasti I Edmond Begos, pa asnjë eksperiencë në sector, po kështu edhe në sektorin e hidrokarbureve me Besnik Sulaj.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY