Gjatë prezantimit të platformës kundër korrupsionit dhe oligarkisë, teksa deputetët folën për nismat dhe masat parandaluese, gjithashtu me dije u bënë dhe shifrat flagrante të abuzimeve të qeverisë me fondet e buxhetit.
Florian Mima, ish-ministri i Financave, u është referuar analizave dhe llogaritjeve të fundit, ku pasojat e abuzimeve qeveritare me fondet e buxhetit janë 2.18 miliardë euro.
Gjithashtu borxhi Publik është rritur nga 71% në 87,5% të Prodhimit të Përgjithsmë Bruto, pra, ka një rritje prej 16.5% ashtu siç duken të paraqitura në fotot e mëposhtme.
Kurse deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka bërë një ekspoze të abuzimeve flagrante me fondet publike nga ana e qeverisë socialiste të Kryeministrit Rama.
Tabaku ka përmendur rastin e të ashtuquajturit Check up falas, ku kompania e Vilma Nushit u krijua vetëm dy ditë para se kjo aferë qindra milionë euroshe të merrte rrugë.
Ja disa nga deklarimet e Tabakut
“120 milionë euro vijnë nga taksa e qarkullimit, por pavarësisht kësaj qeveria preferon ti japë rrugët me koncesion.
Ligji Fusha për Teatrin është abuzimi më i freskët. Kemi rastin e aeroportit të Vlorës, ku kompanisë turke ju miratua oferta e pakërkuar. Kemi rastin e Air Albania, dhe përzgjidhet në mënyrë antiligjore.
Ndërtimi është një tjetër fushë abuzimi. Kemi rastin e një kompanie që merr 261 leje ndërtimi ndërkohë që object I aktivitetit të saj janë lojrat e fatit.
Kemi rastin e stadiumit me kullë. Ofertat e pakërkuara, model abuzimi, të cilat e kanë vrarë konkurencën e lirë.”
Kompanitë e basteve të lidhura me ministrin e brendshëm, kanë rritur aktivitetet e tyre dhe fitojnë tenderat e monitorimit të tatimeve.
Lejet minerare, rasti I Edmond Begos, pa asnjë eksperiencë në sector, po kështu edhe në sektorin e hidrokarbureve me Besnik Sulaj.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/