Këshilltari i Trump: Uroj që Obama të vdesë nga sëmundja e lopës së çmendur!
Carl Paladino, bashkë-kryetari i ekipit të Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump në Nju Jork, po përballet me një reagim të ashpër pas komenteve “të thekura” rreth Barack dhe Michelle Obama.
I pyetur nga një gazetë se çfarë do të donte të ndodhë në vitin 2017, Paladino tha se shpresonte që presidenti Obama të vdiste nga sëmundja e lopës së çmendur dhe të zbulohet se zonja e parë se ka “qenë gjatë gjithë kohës mashkull”.
Ai më vonë tha se komentet e tij ishin thjesht një shaka, shkruan “BBC”
Por Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se komentet ishin “raciste” dhe “të shëmtuara”.
Shumë përdorues të Twitter kritikuan ashpër Paladino, duke thënë se kjo ishte “diçka shumë e tmerrshme për tu dëgjuar”
Ndërkohë, “Parent Teacher”, organizata në qytetin e Buffalos i bëri thirrje Paladino të japë dorëheqjen nga bordi i saj i shkollës.
Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë koment publik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/